Flash

Video/ Ronaldo nuk harron "vesin", dy gola në debutim e 'siuuu' para Messi: PSG mund 4-5 seleksionin saudit

Lapsi.al 19 January 2023
Video/ Ronaldo nuk harron "vesin", dy gola në debutim e

Nuk harron kurrë të lërë gjurmë të thella, edhe kur është 38 vjec. Cristiano Ronaldo magjeps Arabinë Saudite me dygolëshin në debutimin e tij. Portugezi ishte pjesë e seleksionit saudit që u përball në miqësoren e luksit me PSG. Dy rivalët e vjetër CR7 e Lionel Messi janë vënë edhe njëherë përballë: Ronaldo ishte fitues i duelit individual e  argjentinasi fitues i ndeshjes. Dy gola për Ronaldo kundër një të kampionit të botës, që udhëhoqi PSG në fitoren 4-5. Një sukses që vlen edhe 10 milionë euro për francezët.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/messi-gol.mp4"][/video]

Dy yjet në perëndim, u takuan në Lindjen e Mesme, duke u mjaftuar me një shtrëngim duarsh. Një gjest relativisht i ftohtë, si për të treguar se ishin më të përqendruar te ndeshja. Argjentinasi u bë protagonist, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën parisiene, falë asistit të Neymar që në minutën e tretë. Përgjigja erdhi nga ai që pritej më shumë. Ronaldo u përgjigj në minutën e 34', me një penallti të fituar e të realizuar nga vetë ai. Avantazhit të dytë të Marquinhos iu përgjigj sërish portugezi. Ronaldo goditi shtyllën e më pas përfitoi nga gabimi i Serxhio Ramos për të çuar topin në rrjetë në shtesën e pjesës së parë.

Lexo më tej: Messi e Ronaldo ‘shah’ në Arabinë Saudite: lajmi i bujshëm përcakton edhe skuadrën e argjentinasit

Edhe pse me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Bernat, PSG triumfoi 4-5. Ramos me penallti, Mbappe e Etikite vulosën fitoren e francezëve. Ndërsa, pas një ore në fushën e lojës, Ronaldo e Messi, e panë pjesën e mbetur nga pankina.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI