Flash

Po udhëtonte me shpejtësi 216 km/h, arrestohet 18-vjeçari në aksin Tiranë-Elbasan

Lapsi.al 19 January 2023
Po udhëtonte me shpejtësi 216 km/h, arrestohet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar me iniciale A.H. është arrestuar nga policia pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në njoftim bëhet me dije se i riu dyshohet se bëhet gara shpejtësie në këtë aks ndërkohë që në momentin e arrestimit është konstatuar se po qarkullonte pa patentë.

“Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nisur nga analiza e kryer për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, kanë vijuar monitorimin e qarkullimit rrugor me anë të radarëve automatikë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 18 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI