Flash

Lubonja: PS parti oligarkësh, Rama mund të fitojë edhe Shkodrën

Lapsi.al 19 January 2023
Lubonja: PS parti oligarkësh, Rama mund të fitojë edhe

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se partitë politike në vendin tonë janë parti oligarkike. Ndryshe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, kryeministri Rama sipas tij i ka mbledhur rreth tij të gjithë. Duke folur për bashkinë e Shkodrës, Lubonja u shpreh se loja është e hapur sidomos pas largimit të Agron Çelës nga Partia e Lirisë dhe bashkimin me PS.

“Partitë tona kanë të gjitha parti oligarkësh, njerëzish të pasur që u lidhën me politikën jo për ideal apo ide, por për tu pasuruar më shumë e për të pasur pushtet. Ky është thelbi i parive tona, por ka pasur një lloj pluralizmi oligarkik kur disa ishin me PD, disa me PS, disa me LSI si Çela i Shkodrës.

Mendoj që me kalimin e kohës ndarja historike që në ‘90 ishte i fortë erdhi duke u zbehur në dobi të klasave ekonomike. Tom Doshi është me origjinë të persekutuar dhe ishte me PD, tani ka një parti Socialdemokrate, parti bashkë me Ramën.

Rama si Putini, ku një parti socialiste e cila është kthyer në parti oligarke, një pallat një votë. Ajo që ka bërë Rama që ka dëmtuar edhe më shumë hapësirat demokratike në Shqipëri është që i ka kapur të gjithë oligarkët, ndryshe nga Berisha që kishte pak skrupuj, Rama i mblodhi të gjithë në partinë e tij. Socialistët e braktisën Shkodrën se ishte bastion i djathtë. PS ka shanse në Shkodër. Gjithsesi nëse PD do ishte e bashkuar do ishte e hapur loja falë braktisjes së Shkodrës. Është në lojë Shkodra. Në një vend normal demokratik, Shkodra duhet të kishte ikur nga PD dhe mbase t’i ishte kthyer sërish. Shanset janë që ta fitojë PS-ja Shkodrën”, - tha ai.

Këtu flasim për një sistem demokratik. E pranojmë idenë që ka interesa, sepse partitë e ndryshme shprehin interesa materiale të ndryshme, por ky është problemi, se në shoqëri nuk ka vetëm Tom Doshër, Çelër, etj, ka dhe njerëz të varfër, etj. Përgjithësisht grupet e ndryshme të interesave duhet të ekzistojnë për të shprehur këto interesa. Këtu një parti bandë ka kapur gjithë të pasurit që kanë kapur votat dhe kanë lënë të papërfaqësuar shtresat e tjera. Këtu kemi pabarazi që kërcënon edhe lirinë, është një fashizëm ekonomik” – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI