Flash

Kosova vendosi mos lejimin e qarkullimit të makinave me targa ilegale serbe, reagon BE

Lapsi.al 19 January 2023
Kosova vendosi mos lejimin e qarkullimit të makinave me targa ilegale

Bashkimi Europian ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e veturave me targat ilegale serbe, të cilat janë regjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar e tutje.

BE i ka bërë thirrje palëve që të respektojnë pa kushte marrëveshjet e arritura në nëntor.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira që të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjet përkatëse të arritura më 23 nëntor, me të cilat Kosova dhe Serbia ranë dakord për masa specifike në lidhje me targat për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin e BE-së për normalizimin të marrëdhënieve të tyre”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për mediat e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kjo marrëveshje nënkupton që Kosova të përmbahej nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve KM dhe të ruajë në mënyrë efektive status quo-në derisa çështja të zgjidhet në dialog në mënyrë të qëndrueshme dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM.

I pyetur se cili është qëndrimi i BE-së në këtë situatë dhe çfarë rekomandon Unioni për zgjidhjen e situatës, Stano theksoi se çdo pyetje për interpretimin e asaj që u ra dakord më 23 nëntor duhet të diskutohet në kuadër të dialogut dhe jo me veprime të pakoordinuara në terren, të cilat mund të destabilizojnë situatën e brishtë.

Ai shtoi se fokusi tani duhet të jetë në diskutimet e vazhdueshme për propozimin për normalizimin e marrëdhënieve.

“Suksesi i këtyre diskutimeve është thelbësor për rrugën e integrimit evropian të Kosovës dhe Serbisë dhe paqen dhe stabilitetin në rajon – dhe të dyja palët duhet t’i trajtojnë ato si prioritet”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI