Flash

Korrupsioni/ Rama i kthehet Presidentes së PE: “Karma is a bi*ch”

Lapsi.al 19 January 2023
Korrupsioni/ Rama i kthehet Presidentes së PE: “Karma is a

Kryeministri Edi Rama i kushtoi goxha vëmendje reformës në drejtësi në një prej paneleve të samitit të Davosit. Ai i mëshoi idesë se pavarësisht përpjekjeve për të luftuar korrupsionin sërish nuk e kishin kënaqur Bashkimin Europian. Sipas Ramës kur u filloi procesi vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, por BE ngriti sërish problematikë për faktin se vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

“Na u kërkua, apo donim të bënim dhe u mbështetem shumë dhe natyrisht na u kërkua shumë që të bënim nje proces fshese të gjithë sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe siç bëjmë gjithmonë, hymë me besim të plotë, krenari të plotë sepse po bëjmë diçka që perënditë tona europiane do ta duan e do ta mbështesin. Pa merreni me mend pak, fshesa ishte kaq radikale sa që befas mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjyqtarë u fshinë sepse nuk justifikonin pasurinë e tyre. Ne menduam që europianët do ta admironin këtë por na thanë: “ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese”. Kështu që u bë problemi ynë kryesor” – tha Rama.

Rama u ndal edhe tek arrestimet për korrupsion të nënpresidentes së BE-së dhe eurodeputetes Eva Kaili. Rama tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion tha se i zuri ‘karma’.

"Në qoftë se do t’u rezervonin të njëjtin trajtim vetë shteteve anëtare, duhet t’iu them dhe nuk po them Malta, por më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit europian nuk do ta kishin më të mundur të hyjnë në Bashkim Europian ,do ta kishte të pamundur. Nuk flasim për shtete ish-komuniste, por flas dhe për themeluesit, më besoni. Ky është realiteti, por për ne, për mua dhe kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm.

Çfarëdo që të kërkojë, edhe nëse nuk mbërrijmë kurrë aty, ajo çfarë është e rëndësishme është që të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta, me llogaridhënie të mirëfilltë, e kështu me radhë. Por, Roberta ndjesë, më duhet ta them. Kur doli kjo çështja e korrupsionit tek ju, thashë që “Karma is a bitch” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI