Flash

Tronditëse në Greqi/ Nëna gjen të pajetë djalin e saj 3-vjeçar

Lapsi.al 18 January 2023
Tronditëse në Greqi/ Nëna gjen të pajetë djalin e saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare në Larisa të Greqisë, ku një vogëlush 3 vjeçar është gjetur i pajetë nga nëna e tij.

Sipas mediave lokale, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar fëmijën në spital, ku më pas u konfirmua vdekja.

Raportohet se prindërit shqiptar nuk jetonin bashkë dhe se djali jetonte me nënën, ndërsa babai prej disa kohësh ishte larguar nga banesa.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Spitali Farsalon, ndërsa autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI