Flash

Presidenti thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zbardhet data

Lapsi.al 18 January 2023
Presidenti thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zbardhet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, organi këshillimor, i cili mbështet atë në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.

Mbledhja do të mbahet me datë 23 janar, në orën 14:30, dhe pritet të ketë si temë kryesore analizën e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe 7 ministra: i mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, transportit, punëve të jashtme dhe energjisë.

Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ndërkohë që presidenti mund të ftojë edhe personalitete të tjera.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI