Flash

Katër të arrestuar në Vlorë për korrupsion, drøgë dhe pengmarrje

Lapsi.al 18 January 2023
Katër të arrestuar në Vlorë për korrupsion,

Katër persona në kërkim për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Forcat e policisë arrestuan shtetasin M. M., 64 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Po kështu është arrestuar Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në këtë qytet, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Vlorës e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur gjithashtu shtetasit Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI