Flash

Goditi me shkelm Aaron Ramsdale, polizia identifikon agresorin e portierit në derbi: në gjyq pas një muaji

Lapsi.al 18 January 2023
Goditi me shkelm Aaron Ramsdale, polizia identifikon agresorin e portierit

Aaron Ramsdale e përfundoi derbin e Londrës së Veriut mes Tottenham dhe Arsenal në Premier League si protagonist i një sekuence plot ngjarje. Me topin në dorë, ai nervozoi Richarlison, i vetëdijshëm se ekipi i tij tashmë e kishte fituar ndeshjen. Sulmuesi i Spurs nuk duroi por iu afrua dhe e goditi me shuplakë. Më pas, Aaron u largua në drejtim të tribunës, ku një tifoz ka shfrytëzuar rastin për t'u ngjitur mbi tabela, duke e goditur në shpinë.

Ky fakt ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta ndaj tifozit. Policia britanike njoftoi këtë të martë se kishte identifikuar agresorin. Kundër tij, sipas asaj që bën të ditur AFP, është hapur një hetim.

Lexo më tej: Ramsdale, një portier në shënjestër: 17 stërlina në Leeds e një shkelm nga një tifoz i Tottenham

Joseph Watts, 35 vjeçar, është personi i akuzuar për agresion. Sipas rindërtimit të ngjarjes, ai duke ecur në një zonë afër fushës ka goditur me shkelm portierin rival, Aaron Ramsdale. Përveç kësaj, ai do të paraqitet para Gjykatës së Highbury më 17 shkurt. Pas ngjerjes së të dielës, FA e "dënoi ashpër" incidentin. Ndërsa Tottenham këmbënguli se "dhuna në çdo formë nuk ka vend në futboll".

Nga ana tjetër, disa informacione bëjnë me dije se tifozi i lartpërmendur mund të sanksionohet edhe nga Tottenham. Klubi po mendon t'i ndalojë atij përjetë hyrjen në stadiumin e Spurs.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI