Flash

Kosova eksporton më shumë në Amerikë dhe Shqipëri, importon nga Turqia dhe Serbia

Lapsi.al 17 January 2023
Kosova eksporton më shumë në Amerikë dhe Shqipëri,

Në Kosovë brenda vitit të kaluar janë importuar mallra më së shumti nga Turqia, Gjermania, Serbia dhe Greqia. Kurse, janë eksportuar mallra në Amerikë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e Zvicër. Në një grafikë, të cilën e ka publikuar Instituti GAP, janë renditur 10 vendet partnere të Kosovës në tregti për eksport dhe import.

Vendi ku Kosova eksporton më së shumti janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përbëjnë 15.09 për qind të eksportit të përgjithshëm në një vit.

Po ashtu edhe Shqipëria me 11.9 për qind, në një vlerë për mbi 100 milionë euro.

Vendet e tjera në të cilat ka eksportuar Kosova janë Maqedonia, Gjermania, Zvicra, Serbie e të tjera.

Ndërkaq, Kosova importon më së shumti nga Turqia, sipas të dhënave të Doganës.

Përgjatë vitit 2022, Kosova ka importuar në vlerën prej 839.2 milionë eurove prej Turqisë.

Pas Turqisë, më së shumti ka importuar nga Gjermania, Kina, Serbia, Greqia.

Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja. Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin tonë kanë hyrë mbi 5 miliardë euro mallra, derisa 370 milionë vetëm nga Serbia.

Në 5 vitet e fundit, Kosova ka importuar më së shumti mallra nga Serbia në vitin 2017. Në vitin 2017 vlera e importit të mallrave nga Serbia ishte 449 milionë e 305 mijë euro, në vitin 2018 ishte 386 milionë e 475 mijë euro, më 2019 ishte vetëm 4 milionë e 443 mijë euro. 2019-ta ishte viti kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur taksë 100% për produktet që vinin nga Serbia.

Në vitin kur u shfaq pandemia, 2020, vlera e importit nga Serbia ishte 173 milionë e 428 mijë euro. Kurse në vitin 2021, vlera është rritur përsëri dhe ka arritur në 305 milionë e 398 mijë euro./Monitor

Të këshilluara

27 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 27 raste të reja me COVID nga 561 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete. ...

18:26

Bordi i qeverisë rrit çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës me 9 lekë duke e çuar në 208 lekë për litër. Ndërsa benzina do të shitet me 189 lekë për litër, nga 1...

17:39

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI