Flash

Nis procedura për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 16 January 2023
Nis procedura për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese

Pas zgjedhjes së Holta Zaçajt si anëtare e 9 e Kushtetueses nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ka nisur procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se do të jetë Zaçaj ajo që do të zëvendësojë Vitore Tushen, aktualisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme të Kushtetueses, në rend dite ishte dhe fakti se kërkesa për shprehje interesi nga gjyqtarët për postin e Kryetarit, mund të paraqitet jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë, konkretisht të zonjës Zaçaj.

NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e thirrur nga Kryetarja zonja Vitore Tusha, bazuar në nenet 7/d, 12, pika 2, shkronja “a” dhe 13, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nenet 11, pika 2, shkronja “ë”, pika 3, shkronja “a”, dhe 22, pika 1, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, zhvilloi ditën e hënë, më 16.01.2023, ora 11:30, Mbledhjen e Gjyqtarëve me rend dite si vijon :

1. Caktimin e kolegjeve të Gjykatës Kushtetuese, organizimin e shortit për këtë qëllim.

2. Diskutimin në lidhje me fillimin e procedurës për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:

1. Procedura për caktimin e kolegjeve për vitin 2023 të zhvillohet pas fillimit të detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.

2. Vijimin e funksionimit të kolegjeve sipas përbërjes ekzistuese.

3. Ndryshimi i vendimit nr. 19, datë 15.12.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për përbërjen e kolegjit numër 2 si më poshtë:

Kolegji 2: Kryesuese Sonila Bejtja

Anëtar Genti Ibrahimi

Anëtare Marjana Semini

4. Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

5. Kërkesa për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i detyrës së gjyqtares së zgjedhur nga Mbledhja e Posaçme e Gjykatës së Lartë në datën 16.01.2023.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Tiranë

Shqipëria nuk gjen qetësi, ndihen sërish lëkundje tërmeti me një intensitet prej 4.3 ballë. Lëkundjet janë ndierë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. ...

19:32

KESH hap portat e shkarkimit të Fierzës

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën maksimale prej 288 metra. Kjo ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prej mesditë...

19:12

Lulzim Basha shfaqet në Presidencë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Presidencë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të titullit "Kalorësi i Urdhërit të Fla...

18:14

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI