Flash

Deklaratat e ministrit anglez, Shqipëria i dërgon notë verbale Britanisë së Madhe

Lapsi.al 16 January 2023
Deklaratat e ministrit anglez, Shqipëria i dërgon notë verbale

Shqipëria i ka dorëzuar ambasadorit britanik një notë verbale për gjuhën e ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick. Ky i fundit, me tone të ashpra, bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës. Sipas ministrisë, gjuha e përdorur cënon frymën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Konkretisht ministri britanik u shpreh: “Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shteteve të huaja. Dje vizitova një qendër emigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët. T’i ndalojnë ata. T’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta, emigrantët e paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”.

Pas këtyre deklaratave reagoi edhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Ajo u shpreh e tronditur nga gjuha e përdorur kundër shqiptarëve.

Të këshilluara

Lëkundje e fortë tërmeti në Tiranë

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndier rreth orës 22.37 të së dielës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake epiqendra e tij ka qenë rreth 26 kilometra nga krye...

22:39

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI