Flash

Nis nesër sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Lapsi.al 15 January 2023
Nis nesër sesioni i ri parlamentar, çfarë pritet të

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i rikthehen nesër jetës parlamentare. Në orën 16:00 të së hënës do të mbahen seanca e parë për sesionin e katërt të parlamentit.

Kjo seancë pritet të jetë ceremoniale, ku fillimisht fjalën do e mbajë kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla e cila do të bëj edhe një bilanc të sesionit që lamë pas dhe sfidat e sesionit të ri. Po ashtu fjalë përshëndetëse do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë sesion pritet të hapet procedura për avokatin e popullit, proces të cilin palët politik nuk e përfunduan në fund të vitit të kaluar.

Ndalimi i spiunëve në funksionet publike është një tjetër pikë që pritet të shqyrtohet. Çështje e cila i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.

Dy nisma të tjera që janë artikuluar në publik nga qeveria janë amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Të dyja janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtar, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u dhënë jetë të dyja iniciativave.

Parlamenti pritet të shqyrtojë edhe ligjin për dekoratat, të kthyer 2 ditë më parë nga presidenti Begaj.

Në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes të dyja kaheve, pak muaj përpara garës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan

Përfshihet nga flakët një banesë e katit të parë në lagjen ‘Banesat’ në Elbasan. Zjarrfikësit janë duke shuar flakët ku ende nuk dihet shkaku nëse është ndon...

13:43

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI