Flash

Del VIDEO/ Si u shpëtua nga RENEA, 43-vjeçari që mbeti në kanionet e Gramshit

Lapsi.al 15 January 2023
Del VIDEO/ Si u shpëtua nga RENEA, 43-vjeçari që mbeti në

Një 43-vjeçar, i cili kishte mbetur i bllokuar prej pasdites së të shtunës në Kanionet e Holtës në Gramsh u shpëtua këtë të diel nga policia. Operacioni e shpëtimit zgjati të paktën 6 orë dhe u zhvillua në një terren të vështirë.

Policia e shtetit ka publikuar pamje nga momenti is shpëtimit të tij në një terren mjaft të vështirë. Andrea Dervishi mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve, në vendin e quajtur "Kalaja e Tërvolit ku kishte shkuar për të vizituar kanionet.

Pasditen e të shtunës ai zbriti me litar rreth 80 metra lartësi duke menduar që do të dilte poshtë në kanion, por litari nuk ka mjaftuar dhe ka mbetur mes dy shkëmbinjve. Ka qenë një shoku që dha alarmin se nuk kishte asnjë të informacion se ku kishte mbetur nga 43 vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e të shtunës u nisën në ndihmë të tij shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, shërbimet e forcës së posaçme "Shqiponja" Elbasan dhe shërbimet zjarrfikëse. Për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë, ishte e pamundur ndërhyrja në kanione dhe 43-vjeçarit iu desh që të kalonte natën në një shpellë.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës, në drejtim të kanioneve, janë nisur forcat speciale RENEA. /LAPSI.al

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan

Përfshihet nga flakët një banesë e katit të parë në lagjen ‘Banesat’ në Elbasan. Zjarrfikësit janë duke shuar flakët ku ende nuk dihet shkaku nëse është ndon...

13:43

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI