Flash

Tritoli banesën së efektivit në Shkodër, detaje nga policia

Lapsi.al 13 January 2023
Tritoli banesën së efektivit në Shkodër, detaje nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku i është vendosur tritol banesës së një efektivi të policisë.

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit Pëllumb Shpati, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

Gabimi i thjeshtë që bëjnë 16% prej nesh

Kur kirurgu britanik i trurit Henry Marsh u ul pranë shtratit të pacientit të tij pas operacionit, lajmi i keq që ai do të jepte buronte nga gabimi i tij. Burri...

14:48

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI