Flash

Tragjedi në Paris, 3-vjeçarja gjendet e pajetë në lavatriçe

Lapsi.al 13 January 2023
Tragjedi në Paris, 3-vjeçarja gjendet e pajetë në

Tmerr në Paris, ku një vajzë 3-vjeçare u gjet e pajetë në një lavatriçe në një apartament. Vogëlushja u gjet brenda pajisjes nga babai i saj mbrëmjen e së enjtes, pasi familja, në fund të darkës, duke vënë në dukje mungesën e saj, e kishte kërkuar si në shtëpi ashtu edhe në lagje. Vetëm pas rreth 2 orësh burri e gjeti vajzën e vogël në lavatriçe, e cila ishte e fikur. Ai thirri ndihmën e policisë dhe urgjencës, por përpjekjet për ta ringjallur vajzën e vogël ishin të kota.

Sipas njoftimeve nga shtypi francez, me t'u kthyer nga puna, babai, një burrë 48-vjeçar, ka darkuar me gruan e tij 37-vjeçare dhe me një nga 5 fëmijët e çiftit. Më i madhi është 18 vjeç. Vogëlushja 3-vjeçare kishte festuar ditëlindjen vetëm një javë më parë. Gjatë darkës mesa duket çifti nuk është shqetësuar se ku ndodheshin fëmijët e tjerë dhe vetëm në fund kuptuan se vogëlushja mungonte.

E gjithë familja u vu në kërkim të fëmijës, duke kërkuar ndihmë edhe nga fqinjët dhe duke e kërkuar në të gjithë lagjen. Për momentin nuk janë ende të qarta shkaqet e vdekjes, të cilat do të duhet të përcaktohen nga autopsia. Sipas ekzaminimeve paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë.

Në momentin e gjetjes së saj, sipas deklaratave të babait në polici, dera e lavatriçes ishte e mbyllur dhe fëmija duket se ka kishte mbetur i bllokuar pa ajër brenda pajisjes. Nuk dihet se si ajo përfundoi aty dhe dyshohet se vogëlushja ka hyrë e vetme, ndoshta gjatë një lojë kukafshehti me vëllezërit e saj. Megjithatë, për rastin është hapur një hetim i cili do të duhet të zbardhë dinamikën e tragjedisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tronditet Himara, i riu i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Himarë. Policia bën me dije se në fshatin Kuç, një 32-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, është v...

20:45

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI