Flash

Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin për dhënien e dekoratave

Lapsi.al 13 January 2023
Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin për dhënien e dekoratave

Presidenti Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për dhënien e dekoratave nga institucioni i Kreut të Shtetit.

Në sqarimin e tij, Presidenti thotë se dhënia e dekoratave është një kompetencë Kushtetuese e Kreut të Shtetit.

Sipas tij, ndryshimet ligjore të miratuara në seancën e fundit parlamentare të vitit të kaluar, duan të çojnë në kufizimin e kompetencave të Presidentit.

“Përcaktimi numerik në nenin 22, të ligjit 93/2022, për numrin e dekoratave që jepen nga Presidenti i Republikës (brenda vitit kalendarik), në mungesë të një studimi/analize të detajuar, justifikuese ligjore-teknike të dhënë në relacionin shoqërues të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konsiderohet si një element përmbajtësor, që çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit, në këtë rast.

Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” – sqaron ndër të tjera Begaj.

Të këshilluara

Gabimi i thjeshtë që bëjnë 16% prej nesh

Kur kirurgu britanik i trurit Henry Marsh u ul pranë shtratit të pacientit të tij pas operacionit, lajmi i keq që ai do të jepte buronte nga gabimi i tij. Burri...

14:48

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI