Flash

Ikja e Agron Çelës/ Meta: Në regjimin e Ramës ndodh gjithçka

Lapsi.al 13 January 2023
Ikja e Agron Çelës/ Meta: Në regjimin e Ramës ndodh

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i pashqetësuar për largimin e deputetit të Shkodrës, Agron Çela tek Partia Socialiste. Meta thotë se nuk ka pasur asnjë komunikim nga deputeti Agron Çela për vendimin që kishte marrë.

“Unë nuk pengoj asnjë që të bashkohet me partinë e Ramës. Nuk kam pasur asnjë kontakt. Asnjë njoftim prej tij. 3-4 ditë përpara daljes së lajmit të tij, kemi qenë në një mbledhje kryesie, më pas ishim në një aktivitet në Shkodër. Bëri një zgjedhje të tij. Ishte i pavarur.

Në regjimin e Edi Ramës çdo gjë mund të ndodhë. Kush është shqetësimi këtu? Iku një deputet i opozitës që nuk foli kurrë kundër qeverisë? Ka votuar ndonjëherë kundër qeverisë? Jo s’ka votuar. Kur kam qenë dikur në LSI, iku një deputet në Fier, më pas morëm dyfishin e votave” – tha Meta.

I pyetur nëse të larguarit pendohen dhe kërkojnë të kthehen në Partinë e Lirisë, Meta la të kuptohet se nuk ka më vend për ta.

“Nuk dua të merrem me këtë çështje. Secili ecën dhe promovohet në bazë të meritave që ka sot, do ketë nesër. Në Shkodër, edhe në 2019-ën PS-ja ishte vetëm, e humbi. Efekti PD-PL do jetë shumë herë më i lartë se në 6 mars. Shkodra e di që kjo nuk është zgjedhje individësh. Nuk ka rëndësi nga janë të konvertuarit. Shkodra e di se si ka vuajtur në të kaluarën nga një regjim monist. Raporti me Shkodrën është solid” – tha Meta në një intervistë për Syri Tv. ©LAPSI.al 

LEXO EDHE: Pse “tradhtia” e Agron Çelës mund t’i kushtojë opozitës bashkinë e Shkodrës

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI