Flash

Anijet amerikane në Vlorë, faktet që ngrenë dyshime për një aferë

Lapsi.al 12 January 2023
Anijet amerikane në Vlorë, faktet që ngrenë dyshime për

Nga Ola Xama

Kontraktimi i dy anijeve që do të prodhojnë energji në Vlorë, "Tigri 1" dhe "Tigri 3" do të sjellë humbje për buxhetin e KESH. Sot çmimi i energjisë në bursa është më i lirë se kosto e prodhimit të energjisë nga TEC-et e tyre. Praktikisht nuk ia vlen t’i ndezësh!

Por pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë të paguajmë për qiranë dhe kostot e operimit 68 milion dollarë për dy vjet.

Nëse anijet do të ishin kontraktuar gjatë muajve të verës dhe vjeshtës dhe do të ishin në funksion në atë kohë, do të sillnin njëfarë fitimi. Por ato nuk mbërritën atëherë kur na duhej, edhe pse u bë një tender emergjent. KESH kur firmosi kontratën nuk i la afat për datë dorëzimi të tyre, duke zhdukur tërësisht emergjencën e procesit dhe sot 1 vit pas tenderit ato nuk janë akoma në gjendje pune.

Ajo që ngre dyshime se pas kësaj kontrate qëndron një aferë, janë 3 fakte:

- Tec-et, ndryshe nga sa u tha, nuk do të mbeten në pronësi të shtetit, madje KESH do të duhet të presë një policë sigurimi për një vlerë 20 milion USD që kushtojnë anijet. Nëse anijet kushtojnë 20 milion USD, atëherë pse duhet të paguajmë 45 milion USD për qiranë 2-vjeçare të tyre? A do të na dilte më lirë t’i blinim?

- Kompania Excelerate Energy nuk dha asnjë qindarkë të vetën për të blerë anijet. Në 4 Prill 2022 firmosi kontratën me KESH dhe shkon në bankë për të marrë kredi pas dy javësh. Me ato para siguron anijet. Prapë, a do na dilte më lirë të merrnim kredi në vend se të paguajmë interesat e kredive të firmës private? Pra, interesa mbi interesa?

- TEC-i i Vlorës nuk punon prej 9 vitesh sepse nuk i punon sistemi i ftohjes. Teknologjia e tij është me naftë dhe ka kapacitet të njëjtë prodhimi me dy anijet. A do na leverdiste më shumë të rregullonim sistemin e ftohjes që ka një fature financiare më të ulët dhe kohë rregullimi më të shpejtë se të prisnim 1 vit të vinin anijet? Po ashtu një vepër që kemi shpenzuar 110 milion euro për ta ndërtuar, do ta vinim më në fund në operim?

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI