Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sekretari i Ministrisë së Financave i arrestuar sot, më parë ish-kreu i Doganave dhe i ‘Pastrimit të parave’

Lapsi.al 11 January 2023
Sekretari i Ministrisë së Financave i arrestuar sot, më parë

Arlind Gjokutaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave që u arrestua sot për mashtrim, e ka marrë këtë detyrë në tetor të vitit 2021. Më herët, ka qenë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjokutaj drejtonte edhe Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, post të cilin e mbante që prej marsit të vitit 2017.

Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si Koordinator i Posaçëm për ekonominë, pranë Këshillit të Ministrave, dhe ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë. Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete private. Është certifikuar si Trainer of Trainer në fushën e Antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes nga OSBE, Shkolla Italiane e Administratës Publike dhe ASPA.

Tashmë Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është vënë në pranga bashkë me dy zyrtarë të tjerë të MF-së, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar 1.2 milion euro (1.5 miliardë lekë) dëme shtetit. Arrestimi është kryer ditën e sotme, një muaj pas vënies në pranga të qytetarit Ilir Thana, të cilin akuzohen se e kanë ndihmuar të përfitonte disa herë rimbursime nga paratë e shtetit për një godinë dhe një truall.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI