Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Arrestohet Arlind Gjokutaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave

Lapsi.al 11 January 2023
Arrestohet Arlind Gjokutaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni janë arrestuar, pasi kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.

Shuma prej 480 milionë lekë që iu kalua shtetasit Thana vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.

Godina sipas prokurorisë ju shit të arrestuarit Thana për mbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.

Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve.

Thana u pagua në 2015 nga Ministria e Financave. E njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm.

Arlind Gjokutaj ka qenë edhe drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjokutaj drejtonte më herët Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ai ka kryer studimet për administrim biznesi në Universitetin Boconi në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku nga Universiteti Bicoça në Milano. Po ashtu, Gjokutaj është edhe anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.

Të këshilluara

Ekzekutohet shqiptari në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Freiburg, Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave gjermane raportojnë se viktim...

13:14

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI