Flash

Cavani, një muaj nga eliminimi nga Botërori, shfryn kundër Siebert: “Plaseni arbitrin në burg”

Lapsi.al 11 January 2023
Cavani, një muaj nga eliminimi nga Botërori, shfryn kundër
Një rrugëtim i shkurtër e zhgënjyes për Uruguajin në Kupën e Botës Katar 2022. Ecuria e amerikano-jugorëve, në fakt, përfundoi në fazën e grupeve, të eliminuar me golavarazhin në favor të Koresë së Jugut. Skuadra e Bentos vazhdoi më tej bashkë me Portugalinë në Grupin H. Më shumë se një muaj pas ndeshjes kundër Ganës, e fundit e Celeste në Katar, Edinson Cavani u vërsul sërish kundër arbitrit. Sulmuesi e akuzoi drejtuesin e ndeshjes edhe direkt pas ndeshjes. Por, sic duket në shtëpinë e Uruguait, nuk del e keqja. Diferenca e golave (4 të shënuar dhe 4 të pësuar nga aziatikët, 2 të shënuar dhe 2 nga amerikano-jugorët), shpërbleu Korenë, për numrin më të madh të golave të shënuar. Në fund të ndeshjes kundër Ganës, u lëshua një lumë polemikash për një arbitrim të konsideruar penalizues ndaj Uruguajit. Protestat, në këtë rast, kanë ardhur për dy penallti të pa dhëna nga arbitri gjerman Siebert. Cavani rrugës për në dhomat e zhveshjes rrëzoi me grusht monitorin e VAR. FIFA ka hapur tashmë një dosje për ndeshjen ku raportonte sjelljen e Cavani, që tani rrezikon skualifikimin. Në lidhje me këtë, Matador ka folur në frekuencat e El Larguero, një program radiofonik spanjoll: “Nëse më skualifikojnë, duhet ta fusin në burg arbitrin se na eliminoi nga Kupa e Botës. Sot me VAR-in dhe të gjitha kamerat në fushë, gabime të caktuara nuk janë të pranueshme”. Lexo më tej: Video/ Eliminimi i Uruguaj, fajësohet arbitrimi: Cavani kap me grushte monitorin VAR: “Nuk na respektojnë”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI