Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Lubonja: Alibeaj vijon punën për sabotimin e opozitës

Lapsi.al 10 January 2023
Lubonja: Alibeaj vijon punën për sabotimin e opozitës

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend dhe ngjarjet e fundit.

Në lidhje me vendimin e pavlefshëm të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar, Lubonja u shpreh se vijon puna e Alibeajt për sabotimin e punës së opozitës, me regji ose jo.

A ka shtuar se në këto kushte duhen lënë mënjanë egoja dhe interesat personale dhe duhet menduar se ku ky regjim po e çon Shqipërinë.

"Më tingëllon e çuditshme që Këlliçi ka qenë pjesë e grupit të Alibeaj. Me sa i mbaj mend unë janë deputetë afër Berishës. Këta mund të kenë mbetur aty për të bërë një lloj ure lidhëse, është në vazhdën e ndarjes që deri në zgjedhje do vijojë ehe me skenarë të tjerë.

Puna e sabotimit të Alibeaj për opozitën është në udhë e sipër, me regji apo pa regji. Punë shqiptarësh dhe kjo nuk është gjë e mirë. Alibeaj thotë jam unë PD dhe përjashtoj ato që nuk dua. Kjo lidhet me faktin se jemi ende për shkaqe që dihen, në mëdyshjen si do zgjidhet çështja e vulës së PD, që ka mbetur në gjykatë.

Njerëz që nuk kanë mësuar asgjë nga politika por ndjekin interesat e ngushta, pa pasur shqetësim se ku po na çon ky regjim. Bëhen shërbëtorë të një regjimi. Kanë disa arsye, sepse gjuha e përdorur nga Berisha e nga të tjerë, ka qenë e papranueshme për tu afruar më, por përtej egove personale duhet të ketë një lloj racionaliseti të shikimit të një interesi përtej vetes. Janë në linjën për ti prishur punën PD dhe opozitarizmit", tha Lubonja për News24.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI