Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ali Ahmeti pas darkës me Ramën: Lëvizja Besa tregoi papjekuri politike

Lapsi.al 10 January 2023
Ali Ahmeti pas darkës me Ramën: Lëvizja Besa tregoi papjekuri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Ai tha se çështja kryesore e bisedës kishte qenë bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE si e vetmja mënyrë për të ndaluar largimin e shqiptarëve.

“E tërë vëmendja u përqendrua tek zhvillimet e përbashkëta. Pati një ligjërim nga kryeministri, Edi Rama për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Punë e lodhshme është bërë pas krahëve, por shumë më e vështirë do jetë rruga që do kemi përpara. Kështu që të dy vendet duhet të bashkëkoordinohen që ta shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE, për të ndaluar emigracionin e madh nga dy vendet tona.

U përmend edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë që në momentin që ato janë bërë anëtarë të BE-së, pjesa dërrmuese e spanjollëve dhe portugezëve ishin kthyer në vend. Ky ishte thelbi i bisedës. Largimi nga vendi mund të ndalet vetëm nga përafrimi i standardeve perëndimore. Ky ishte thelbi i bisedës. Porosia e Ramës ishte për të bashkëvepruar për çështje të ndryshme sa u takon shqiptarëve” - tha Ali Ahmeti.

Sa i takon bojkotit të Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie treguan papjekuri politike.

“Lëvizja Besa ka treguar papjekuri politike. Nuk duhet t’i ishin shmangur një takimi të tillë, qofshin në Tiranë apo në Shkup. Është mirë që njerëzit të na shohin së bashku”- shtoi Ahmeti. Në takim përveç Ahmetit ishte edhe Arben Taravari nga ASH, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaçi nga PDSH. Takimi ishte në formatin e një darke joformale.

Nuk mund të mos jetë folur në këtë darkë edhe për ngërçin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që RMV i lindën pas marrëveshjes me Bullgarinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI