Flash

Radhë të gjata makinash në Kapshticë, irritohen qytetarët

Lapsi.al 8 January 2023
Radhë të gjata makinash në Kapshticë, irritohen

Radhë kilometrike makinash janë krijuar prej orësh në Kapshticë, pasi emigrantët pas festave kanë lënë Shqipërisë dhe po udhëtojnë drejt Greqisë.

Pritja e gjatë ka irrituar qytetarët të cilët kanë fajësuar autoritetet por edhe qeverinë.

Për orë të tëra në kufi kanë mbetur, familjarë mes tyre dhe fëmijë.

“Isha në Elbasan, kamë gati katër orë që po pres këtu. Jam me familje”- shprehet një qytetare.

“Ku është policia, ku është Edi Rama, ku janë të tjerët, ku janë ata që duan votën. Kemi 5 orë që jemi që presim”- thekson një tjetër qytetar i bllokuar në Kapshticë.

Lexo më tej: Historia e plotë/ Si i vodhi pastruesja eurot në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI