Flash

Mposhti kancerin, Sébastien Haller në fushë në fund të janarit: "Mezi pres të luaj poshtë Murit të Verdhë"

Lapsi.al 8 January 2023
Mposhti kancerin, Sébastien Haller në fushë në fund

Numërimi mbrapsht për t'u rikthyer në fushë ka filluar për Sébastien Haller. Pas dy operacioneve të kryera për kancer testicular, sulmuesi i Borussia Dortmund duket se e ka fituar betejën e vështirë kundër sëmundjes. Haller, që e zbuloi sëmundjen në verë, është bashkuar me ekipin për në kampin stërvitor dimëror në Spanjë. Synimi i franko-ivorianit, që mbërriti nga Ajax për të zëvendësuar Haaland, është të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Augsburgut më 22 janar.

“Mezi pres të luaj nën Murin e Verdhë”, tha Sébastien Haller. Por pas sëmundjes dhe shërimit të gjatë, është i detyrueshëm kujdes. Trupi i Sébastien duhet gradualisht të mësohet me sforcon fizike, lodhjen dhe stërvitjen. Gjithçka pa e ekzagjeruar dhe duke ndjekur indikacionet e mjekëve, të cilët në këtë pikë e konsiderojnë lojtarin të kuruar nga tumori dhe gati për të rifilluar aktivitetin garues. Për momentin lojtarit i është ndaluar të stërvitet aq sa do të donte. Sepse dëshira për t'u kthyer dhe rreziku për ta ekzagjeruar mund të prishin programin e vendosur nga stafi.

Lexo më tej: Kanceri u rikthye, Haller duhet të operohet përsëri: “Beteja nuk është fituar ende”

"Ka dëshirë të madhe të kthehet në stërvitje me ekipin - tha drejtori sportiv Kehl -. Ne jemi shumë të lumtur për të dhe mezi presim ta kemi në dispozicion". Takimi për kthimin në fushë është caktuar për 22 janar, në ndeshjen në shtëpi kundër Augsburg. Edhe pse vetëm për një pjesëz lojë përpara Murit të Verdhë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI