Flash

Dhimbja e bashkëshortes Cathryn për humbjen e Vialli: "Luca, burri dhe babai më i dashur"

Lapsi.al 8 January 2023
Dhimbja e bashkëshortes Cathryn për humbjen e Vialli: "Luca,

Pak fjalë, por domethënëse. Cathryn Vialli i besoi La Gazzetta dello Sport mesazhin e saj të shkurtër pas ndarjes nga jeta të Luca Vialli: "Ai ishte një sportist shumë i talentuar dhe mbi të gjitha burri dhe babai më i dashur. Jemi të shkatërruar. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të sinqertë". Një fletë e bardhë e shkruar me kompjuter. I njëjti mesazh, në anglisht në italisht, që Cathryn i dërgoi gazetarit Andrea Ramazzotti.

Rreth Cathryn qendrojnë tani motra e saj Deborah dhe binjakja Libby. Pikërisht kjo e fundit teksa doli nga shtëpia e saj në lagjen e Chelsea ka dashur të theksojë: “Nuk është momenti i duhur për të folur. Sot është një ditë e trishtuar. Djali im jeton në Itali dhe më tha se atje të gjithë janë të prekur për ndarjen nga jeta të Gianluca. Ai ishte një njeri i madh. Jo vetëm një sportist i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha një njeri me një histori për të treguar. Me guximin dhe fjalët e tij ai dërgoi një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që luftojnë kundër kancerit”.

Lexo më tej: Vialli, në fushë e jashtë saj një kampion në mënyrën e tij: editoriali i Gazzetta dello Sport

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI