Flash

Video/ De Gea, çfarë gafe! Keane e tall keq: “Sikur ishte i dehur”

Lapsi.al 7 January 2023
Video/ De Gea, çfarë gafe! Keane e tall keq: “Sikur ishte i
Një gabim që mund të quhet fare mirë, një gafë. Për fatin e tij, megjithatë, jo vendimtar për Manchester Unitedin. Portieri spanjoll i Red Devils, David De Gea, e gjeti veten protagonist fatkeq në ndeshjen kundër Everton, në FA Cup. Rezultati përfundimtar 3-1 e shuan disi përmasën e gabimit të portierit të Djajve të Kuq. De Gea në fakt i fali golin e barazimit të përkohshëm 1-1 kundërshtarëve të United. I befasuar nga një goditje-kros, De Gea e gjeti veten me topin mes këmbëve, që pas pak çastesh kaloi poshtë tij, duke i dhuruar një gol të lehtë Coady. Një gol që barazoi provizorisht rezultatin ndaj Everton. Vetëm në pjesën e dytë Manchester United arriti të kapërcejë Toffies, duke shënuar edhe dy herë të tjera. Natyrisht nuk munguan komentet për episodin në pjesën e parë të ndeshjes. Në veçanti, ranë në sy fjalët e Roy Keane për ITV: "Bah, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë. Sinqerisht ishte sikur të kishte pirë disa gota më parë. Vërtet. Dukej sikur një lojtar e kishte vënë veten në vend të portierit dhe nuk dinte çfarë të bënte dhe si të ndërhynte. Nga një me përvojën e tij nuk e prisja kurrë një gjë të tillë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI