Flash

Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por ideja s’ka vdekur

Lapsi.al 7 January 2023
Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por ideja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka dështuar si projekt politik, por ideja ekziston ende.

Në një intervistë për Al Jazeera, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se shkëmbimi nuk të ndodh, pasi sipas tij ajo është një formulë për luftë.

Mes tjerash, Kurti është shprehur i sigurtë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është nostalgjik për kohën kur flitej për shkëmbim territorial.

“Jam shumë i sigurt se presidenti i Serbisë është nostalgjik për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por, përsëri, ideja s’ka vdekur. Nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të kemi progres. Shkëmbimi nuk do të ndodh. Shkëmbimi është një formulë për luftë. Kurrë nuk mund të kesh kufi perfekt etnik”.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që do të ndjehen që janë në anën e gabuar. Ajo që kemi nevojë është republikat të kenë marrëdhënie normale. Demokracitë nuk luftojnë me njëra-tjetrën. Tensionet që i kemi me Serbinë janë sepse ne jemi vend demokratik dhe ata janë regjim autokratik me lidhje të afërta me Kremlinin”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ai ka folur edhe për krizën e shkaktuar nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

“Kriza nuk ka përfunduar ende sepse Kosova dhe Serbia kanë raporte jonormale. Ne kemi nevojë për një marrëveshje për normalizimin e plotë të raporteve, në qendër njohjen reciproke…”, ka theksuar ai, duke shtuar se kriza nuk ka përfunduar sepse strukturat ilegale janë kthyer së fundi në grupe kriminale dhe kanë ngritur 16 barrikada gjatë dhjetorit.

Ai ka mohuar t’i ketë dhënë garanci Beogradit për mosarrestimin e kriminelëve që janë në listën e zezë të SHBA-së.

“…Natyrisht, jo. Garancia e vetme si qeveria demokratike është barazia për të gjithë, kushtetutshmëria nëpër të gjitha komunat e Kosovës, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale…Nuk mund të jap garanci për kriminelët që janë të listat e zeza të ShBA-së…”. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI