Flash

Historia e trishtë e Paul James: nga kundërshtar i Platini në Botëror, në endacak rrugëve të Londrës

Lapsi.al 7 January 2023
Historia e trishtë e Paul James: nga kundërshtar i Platini në

Ai i futbollistit është një nga profesionet më të lakmuara në botë. Para, famë, jeta e bukur. Luksi i shfrenuar dhe, nganjëherë, eksese jashtë të zakonshmes, e kanë mësuar opinionin publik të magjepset përballë figurave që shkruajnë historinë në fushë dhe, në të njëjtën kohë, njihen si ikona të vërteta. Ajo e Paul James, ndërkohë, është historia e një rënieje që e bëri atë, në moshën 59-vjeçare, të jetonte si endacak në rrugët e Londrës.

I lindur në vitin 1963, uellsiani i rritur në Kanada, Paul James përfaqësonte një nga simbolet e futbollit kanadez në vitet 1980. Regjist, por edhe një mesfushor shkatërrues i domosdoshëm, ai veshi fanellën e Kanadasë nga viti 1983 deri në 1993. James koleksionoi 48 paraqitje, me dy gola të shënuar. Në vitin 1986, në Meksikë, James mori pjesë në Kupën e parë Botërore të luajtur nga Kanadaja, e vetmja para Katar 2022.

BOTËRORI KUNDËR PLATINI

Në këtë rast, kombëtarja e drejtuar nga anglezi Tony Waiters, u eliminua në fazën e grupeve pas 3 humbjesh nga Franca, Hungaria e Bashkimi Sovjetik. Paul James e gjeti veten duke mbuluar mes të tjerëve edhe Michel Platini. Zero pikë, zero gola të shënuar dhe 5 të pësuar, por gjithësesi një turne historik për kanadezët. Gjatë karrierës së tij, Paul James ka veshur fanellat e Toronto Blizzard, Hamilton Steelers, Ottaëa Intrepid dhe London Lasers në Kanada. Në mes një sezon në Meksikë, me Monterrey dhe në Angli me Doncaster. Më pas nisi karriera e tij si trajner, mes kombëtares kanadeze U20, London Lasers dhe kombëtares së Bahamas, eksperienca e tij e fundit në botën e futbollit.

https://youtu.be/406wX-hC9b0

Prej aty një kolaps i pandalshëm për shkak të varësisë së tij nga droga. Rënia arriti kulmin, në vitin 2010, me shkarkimin nga York University. Aty, ai drejtonte ekipin e York Lions. Më pas, pas një sërë betejash ligjore të humbura, etiketimi i të varurit nga droga. Etiketim, të cilin, në Kanada, nuk ka mundur ta heqë kurrë. Pak para pandemisë ai u nis për në Angli. Aty prej disa vitesh jeton i pastrehë në rrugët e Londrës, midis Piccadilly, Embankment dhe Strand. Ka vetëm disa rroba, batanije dhe një iPad të vjetër me ekran të thyer.

PAUL JAMES: "SI I PASTREHË NJOHA PËRBUZJEN E NJERËZVE"

Në një intervistë të fundit për Daily Mail, ai deklaroi: "Pak më kanë ndihmuar. Të jesh endacak do të thotë të prekësh përbuzjen e njerëzve. Edhe pse ndonjëherë kam takuar njerëz të sjellshëm me zemër të mirë". James më pas raportoi se ai kishte humbur kontaktet me familjen prej 4 vjetësh. Kështu, ai mësoi për vdekjen e nënës së tij, në qershor 2022, vetëm në gusht.

Aktualisht, në dritën e dyerve të mbyllura në fytyrë nga bota e futbollit dhe nga vendi i tij, shpresa e James është të rikuperojë marrëdhëniet me babanë dhe motrën e tij. Me pak fjalë, një histori e karakterizuar nga ulje-ngritje të cilat kulmuan, megjithatë, në mënyrën më të trishtuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI