Flash

WhatsApp lançon veçorinë për të luftuar censurën në internet

Lapsi.al 6 January 2023
WhatsApp lançon veçorinë për të luftuar

WhatsApp ka lançuar një përditësim të madh të ri për t'i lejuar njerëzit të bisedojnë edhe në mes të mbylljeve të internetit.

Mjeti i ri i lejon njerëzit të qëndrojnë në linjë duke përdorur serverë proxy. WhatsApp tha se e lançoi funksionin në përgjigje të një stuhie mbylljesh globale. Këto blloqe "mohojnë të drejtat e njerëzve. U ndalojnë atyre marrjen e ndihmës urgjente", tha kompania në njoftimin e saj.

Kompania shtoi se “dëshira e saj për vitin 2023 është që këto mbyllje të internetit të mos ndodhin kurrë”. Por vendosi të shtojë veçorinë “në rast se këto mbyllje vazhdojnë. Funksioni  është i integruar në cilësimet e WhatsApp dhe do t'i lejojë përdoruesit të fusin emrin e një serveri proxy dhe ta përdorin atë për t'u lidhur me internetin.

Proxy serverët punojnë si porta alternative midis një përdoruesi dhe internetit kur metodat tradicionale të lidhjes dhe serverët janë mbyllur ose ndërprerë. Ato sigurojnë lidhjen e nevojshme midis një përdoruesi dhe website ose shërbimit që ata dëshirojnë të përdorin.

WhatsApp vuri në dukje se shumë prej tyre janë krijuar nga vullnetarë dhe organizata në mbarë botën për të ndihmuar njerëzit të "komunikojnë lirshëm".

“Lidhja përmes proxy ruan të njëjtin nivel të lartë të privatësisë dhe sigurisë që ofron WhatsAp. Mesazhet tuaja personale do të mbrohen ende nga kriptimi. Ato do të qëndrojnë mes jush dhe personit me të cilin po komunikoni dhe nuk janë të dukshme për askënd. As për serverët proxy, WhatsApp ose Meta", thuhej në njoftim./Lapsi.al

Marrë nga : Independent

 

Të këshilluara

Fotot më të mira hapësinore të vitit 2022

Këtë vit, misionet hapësinore siguruan një mënyrë krejtësisht të re për të parë kozmosin, nga oborri qiellor i sistemit tonë diellor te galaktikat tepër të larg...

11:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI