Flash

Plagosja e 2 serbëve nga një shqiptar tensionon sërish situatën në Kosovë

Lapsi.al 6 January 2023
Plagosja e 2 serbëve nga një shqiptar tensionon sërish

Plagosja e dy të rinjve serbë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës ka rritur menjëherë tensionet në Kosovë. Serbët lokalë kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën nga Prevalla në Shtërpcë. Bllokimi i rrugës është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari u tha medieve të Kosovës se kryetari i komunës së Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokalë për të liruar rrugët për shkaqe sigurie.

Plagosja që irritoi serbët ndodhi pasditen e së premtes. Një shqiptar i identifikuar si A. Kurtaj qëlloi nga një makine në lëvizje dy personat që po kalonin anës rrugës dhe që po mbanin një pemë Krishtlindjesh. Për pasojë u plagosën dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç. Fatmirësisht ata kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e dyshuar për ngjarjen. Raportohet se ky person është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ngjarjen e ka dënuar kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani. Ata thanë se autori duhet të marrë ndëshkim maksimal.

Ndërsa në Beograd janë bërë menjëherë akuza ndaj qeverisë së Prishtinës. Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se ngjarja është frymëzim i politikave të qeverisë së Albin Kurtit. Ka reaguar edhe BE dhe SHBA që kërkuan të ruhet qetësia. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="640"]Përgjaken Krishtlindjet ortodokse në Kosovë, efektivi i FSK A. Kurtaj[/caption]

Të këshilluara

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë i riu

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës, ku në të janë përfshirë dy persona. Mësohet se njëri prej tyre ka qëlluar me thikë tjetrin, ndër...

18:12

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ...

17:40

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI