Flash

'Baste Sportive' nëpër lokale, arrestohen 2 persona në Tiranë

Lapsi.al 6 January 2023
'Baste Sportive' nëpër lokale, arrestohen 2 persona në

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi janë kapur në disa lokale duke vënë baste sportive. Policia njofton se në pranga janë vënë personat me iniciale L. Xh., 28 vjeç dhe A. M., 44 vjeç. Ata do të përballen me akuzën për këtë vepër penale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën “Loni Ligori”, duke vënë baste sportive, me aparat celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI