Flash

Video/ "Sozza, ki parasysh...": fraza e Handanovic për arbitrin tërbon tifozët e Napolit

Lapsi.al 5 January 2023
Video/ "Sozza, ki parasysh...": fraza e Handanovic për arbitrin

Para fillimit të Inter-Napoli, rekomandimi i Samir Handanovic për arbitrin Simone Sozza nuk kaloi pa u vënë re. Në video, teksa lojtarët janë rreshtuar gati për të hyrë në fushë, duket portieri i zikaltërve. Ai fillimisht i jep dorën Meret dhe kapitenit të të kaltërve Di Lorenzo, pastaj i drejtohet arbitrit Sozza: “Ki parasysh, fishkëlle sa më pak sot eh". Video, që ngjalli polemika mes tifozëve napolitane, po bën xhiron e internetit.

Lexo më tej: Video/ Inter rihap kampionatin: Dzeko i shkakton Napolit humbjen e parë dhe i bën nder tre skuadrave

Ndërhyrjet e ashpra ndaj Kvaratskhelia në fillim të ndeshjes, pastaj fraza e Handanovic ndaj arbitrit në tunel para hyrjes në fushë. Këto janë disa nga temat në qendër të debatit mes tifozëve të Napolit, pas humbjes së parë të këtij kampionati. Polemikat kishin nisur mes tifozëve edhe para ndeshjes, me emërimin e Sozza. Arbitri ka lindur në Milano, ndaj dhe është paragjykuar për ndeshjen në San Siro. Çështja u bë më serioze pas përhapjes në internet të një video. Aty portieri i Inter shihet t'i afrohet arbitrit duke e pyetur: "Sozza, ki parasysh - tha ai - fishkëlle sa më pak sot".

https://www.youtube.com/watch?v=p24cA8pNb_w

Një frazë e thënë me tone të lehta, por që zemëroi tifozët e Napolit. Sidomos pasi në minutat e para të ndeshjes pati disa ndërhyrje të ashpra nga zikaltërit. Ndërhyrje të cilët nuk u fishkëllyen nga arbitri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI