Flash

Materiale për ERTV/ Punëtoret e Bilishtit i kthehen protestës kundër pronarit

Lapsi.al 5 January 2023
Materiale për ERTV/ Punëtoret e Bilishtit i kthehen protestës

Gafa që kryeministri Edi Rama bëri përballë një grupi biznesmenësh italianë disa vite më parë, të cilëve u tha me mburrje se në Shqipëri nuk ka sindikata, është një nga deklaratat emblematike të qeverisjes së Ramës; e kursyer me të dobëtit, por dorëlëshuar me biznesmenët e mëdhenj.

Për këtë arsye, një vit më parë në shkurt të 2022 në Bilisht, kur një grup punëtoresh të një fasonerie u bënë bashkë kundër pronarit dhe u shndërruan në lajm kombëtar, u duk e pazakontë prania mes tyre e Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Ankesave të punëtoreve se nuk u paguheshin sigurimet, se detyroheshin të punonin edhe të dielën, se kishin kushte të këqia në ambjentet e punës, Ibrahimaj u solli lajmin se zgjidhjen e hallit të tyre e kishte porosi nga vetë Edi Rama.

[caption id="attachment_790712" align="alignnone" width="712"] Delina Ibrahimaj në Bilisht, shkurt 2022[/caption]

“Edhe me porosi të kryeministrit dua ta përshëndes nismën e punonjëseve që ngritën zërin për të drejtat e tyre…” tha Ibrahimaj që atë ditë kishte shkuar në Bilisht që në 8:30 të mëngjesit.

Delina Ibrahimaj tha se e kishte ndryshuar situatën pas takimit që kishte bërë me pronarin dhe në fund të vizitës së saj, të gjithë bashkë bënë edhe një video për televizionin ERTV. Ibrahimaj me dy pronarët bashkë dhe punëtoret pas tyre u tha se sollën ndryshimin.

Historia me një fund të lumtur ishte një fabul perfekte për propagandën e Rilindjes, qeverisja e të cilës është shenjuar nga akuza se i shërben vetëm një grushti njerëzish afër kryeministrit, të quajtur ndryshe si oligarkë.

Video-montazhe të tilla janë arma më e fortë e qeverisjes së Ramës, por një vit më pas, del se “zgjidhja” që u transmetua në ERTV ka qenë vetëm një mashtrim.

Sepse gratë që punojnë në fasoneri kanë dalë prap në rrugë në këtë fillim viti për të njëjtat kërkesa, që kanë të bëjnë me uljen e papritur të pagave, mosdhënien e ditëve të pushimit, mospagesën e raporteve por akoma më keq, se pronari i firmës ka hequr nga puna ato që ankohen.

[caption id="attachment_790713" align="alignnone" width="974"] Mirjeta Mulla, kryetar e Sindikatës se Punëtoreve te Fasonerisë[/caption]

Kryetarja e Sindikatës së Punëtoreve të Fasonerisë, Mirjeta Mulla u shkarkua nga puna pasi i nisi shkresë pronarëve, ku i kërkonte pushimet e vitit të ri bashkë me ditët e prapambetura të lejes vjetore.

“Në datën 22 dhjetor kam dorëzuar një shkresë tek pronarët, ku i bëj me dije se duhet të marrim pushimet e vitit të ri edhe ditët e prapambetura të lejes vjetore që i kemi marrë, për të cilat ramë në një ujdi me pronarët që në gusht që do na i jepte për vitin e ri”, ka shpjeguar Mulla.

Në një kërkesë tjetër ajo kundërshtoi uljen e pagave për disa nga gratë punëtore në fasoneri.

“Më 29 Dhjetor më erdhi zarfi që më njoftoi se jam e pushuar nga puna. Ka 20 e ca punëtore që i mban pa sigurime, i quan të reja, por nuk janë të reja se ka vite që punojnë aty. Kohët e fundit ka filluar nuk paguan as raportet shëndetësore” tha Mirjeta Mulla për mediat.

“Ne atë e kemi përfaqësuese të punëtoreve. Duan të na kthehet shoqja në punë. Ai nuk do” tha një prej grave punonjëse.

“Nuk duam të largohet sindikata. Na uli 5 vetave rrogën ai, edhe Mirën e largoi. Të shtunave nuk i paguan të plota” tha një tjetër.

149 punonjëset kishin dalë këtë të mërkurë sërish në protestë, për të njëjtat probleme që kishin para një viti.

[caption id="attachment_790711" align="alignnone" width="1093"] Punëtoret e fasonerisë në protestë, duke iu shmangur identifikimit nga kamera[/caption]

Por këtë vit kishte një ndryshim. Kur dolën me ministren Delina Ibrahimi, ato e shikonin kamerën përballë, ndërsa këtë vit gratë e gjora qëndronin me shpinë nga kamerat e televizionit, për t’i shpëtuar hakmarrjes së pronarit.

Skena ishte perfekte për një fabul tjetër të ERTV-së. Dhe duke njohur aftësitë regjizoriale në materiale të tilla, është e garantuar cilësia e produktit që do të nxjerrë televizioni i Edi Ramës për t’u shplarë trutë shikuesve të tij./Lapsi.al

Të këshilluara

Lamtumirë "Magjistari i Topit" Pele

Pas Diego Maradonës largohet një tjetër legjendë. Futbolli loton për mbretin e tij: O Rey Pele. Lojtari i vetëm që ka fituar tre kampionate botërore do ta shohë...

20:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI