Flash

Kim shkon në SPAK, zhvillon 60 minuta takim me Dumanin

Lapsi.al 5 January 2023
Kim shkon në SPAK, zhvillon 60 minuta takim me Dumanin

Rreth një orë ka zgjatur takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e ri të SPAK Altin Dumani. Në takimin me dyer të mbyllura, Kim ka folur me kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar. Mësohet se Kim u ka kërkuar prokurorëve të mos intimidohen apo ndikohen nga presione apo njerëz të veshur me pushtet por të bëjnë drejtësi.

Kjo është vizita e parë e ambasadores Kim në Prokurorinë e Posaçme që pas zgjedhjes së Dumanit.  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, më 19 dhjetor. Ai zëvendësoi Arben Krajën në këtë post. Vetë Dumani premtoi goditje të krimit të organizuar dhe tha se tashmë SPAK do të kalojë në një tjetër fazë, ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI