Flash

Howe mohon klauzolën Newcastle për Cristiano Ronaldo: "Asgjë e vërtetë"

Lapsi.al 5 January 2023
Howe mohon klauzolën Newcastle për Cristiano Ronaldo: "Asgjë

Cristiano Ronaldo nuk do ta veshë fanellën e Newcastle sezonin e ardhshëm. Entuziazmi i tifozëve të Magpies u frenua nga trajneri Eddie Howe. Në konferencën për shtyp tekniku mohoi praninë e një klauzole për transferimin e CR7, në rast të kualifikimit në Champions të klubit: “I urojmë Ronaldos më të mirën për aventurën e tij të re. Por nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me Newcastle”, tha Howe.

Menjëherë pas transferimit zyrtar të kampionit portugez te arabët e Al Nassr, qarkulluan zërat e parë. Sigurisht mbi detajet për kontratën e tij miliona dollarëshe, por edhe për klauzolat e ndryshme që e përbëjnë atë. Midis tyre, sipas Marca, është edhe një që i lejon Newcastle ta huazojë portugezin në verën e vitit 2023. Kjo vetëm në rast se klubi në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Një mënyrë për t'i garantuar Cristiano Ronaldo një shans të fundit për t'u shfaqur në turneun më prestigjioz të klubeve në botë. Vetë Ronaldo, e cilësoi ciklin e tij në futbollin europian si të “mbyllur”.

SHTYHET DEBUTIMI PËR CR7: DUHET TË VUAJË DY NDESHJE SKUALIFIKIM

Tifozët e Al Nassr duhet të presin edhe disa ditë për të parë të preferuarin e tyre të ri në fushë. Siç raportojnë media të ndryshme angleze, në fakt, Ronaldo duhet të vuajë dënimin prej dy ndeshje. E gjitha lidhet me episodin e shuplakës në duart e tifozit autik të Everton. Ngjarja ndodhi në fund të një ndeshje në Premier League. Dënimi iu dha në nëntor, por pauza për Botërorin dhe divorci me Manchester United e lanë pezull. Sipas rregulloreve të transferimeve të FIFA-s, "çdo dënim disiplinor deri në katër ndeshje, ose deri në tre muaj, që i është dhënë një lojtari nga Federata e mëparshme, por që nuk është shlyer ende në kohën e transferimit, do të zbatohet në Federatën e re ku lojtari është regjistruar, në mënyrë që gjoba të shlyhet kudo”. Prandaj debutimi zyrtar duhet të bëhet më 21 janar, në ndeshjen në shtëpi kundër Al Ettifaq.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI