Flash

Eksportet bujqësore / Bllofon Rama apo e ka gënjyer Krifca?

Lapsi.al 5 January 2023
Eksportet bujqësore / Bllofon Rama apo e ka gënjyer Krifca?

Kush i ka dëgjuar kritikat e një socialisti të vjetër dhe gjithmonë të inatosur si Erion Braçe ka mbetur sot i habitur, pasi ka parë kryeministin të flasë për suksese të paimagjinueshme në Bujqësi njësoj si në kohën e famshme të parrullave të sigurimit të bukës në vend. Edi Rama, nga mbledhja informale e qeverisë informoi sot publikun se viti që sapo lamë pas kishte shënuar një rekord në eksportin e produkteve bujqësore. Duke shigjetuar kritikët e politikave të ndjekuara nga qeveria në këtë sektor Rama shkruajti në Facebook: "2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD në 78 vende të botës. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë203 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore".

Ky entuziazëm i kryeministrit nuk përputhet fare me qasjen e ish zëvendësit të tij në qeverinë e shkuar. Gjatë një interpelance në kuvend me ministren Frida Krifca, Erion Braçe kishte pretenduar se bujqësia është në krizë dhe se bujqit dalin me humbje pas çdo investimi të ri që bëjnë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.  “Ekonomia është rritur, por jo bujqësia. 45 për qind e popullsisë së vendit që ndodhet në fshat duket si e përjashtuar nga rritja ekonomike, kjo është pabarazi. Rritja ekonomike me pabarazinë si kosto është iluzion. Ka arsye pse ndodh kjo. Në bujqësi kanë rëndësi dy elementë, kostot e prodhimit dhe çmimet e produkteve bujqësore”, thoshte deputeti socialist në fillim të këtij viti?

Atëherë kujt i duhet besuar në këtë lojë me suksese dhe dështime? Një sprovë për të skanuar realitetin e euforisë së kryeministrit e ka bërë ish zv ministrja e financave Irena Beqiraj. Duke aluduar se ka gjëra që kryeministrit nuk ia kanë thënë dhe se realiteti nuk shihet dot me dylbitë e ministres Frid Krifca, ish zv/ministrja e zbulon trukun e suksesit të Ramës tek ritja e përbotshme e çmimeve. "Për 11 mujorin çmimet e produkteve buqësore, në Europë (ku ne kryesisht eksportojmë) janë rritur me më shumë se 14 % , ku frutat edhe perimet janë rritur me 25%.

Po të llogarisim indeksin e rritjes se cmimit për portofolin tonë të eksportit kam frikë se rritja e çimimeve e tejkalon 17%, duke e kthyer pamjen përmbys.

Por le të bejmë një llogari të thjeshtë jo te detajuar. Le ti referohemi indeksit te Bankës Botërore , i cili thotë që indeksii cmimeve për produktet buqësore pa perfshirë grurin është rritur 14.9%. Thenë këte rritja reale mesatare e eksportit është ne rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%" ka kalkuluar Beqiraj në Facebook-un e saj". E vetmja dilemë që lë hapur ajo lidhet me faktin nëse Rama ka bllofuar me ndërgjegjje, apo ai është mikluar nga shifrat që sheh me dylbi Frifa Krifca.

Pra me llogarinë që bën ajo, duket sikur më tepër të drejtë ka Erion Braçe që flet për krizë në bujqësi sesa kryeministri që propogandon një arritje të rallë. Sipas Irena Beqirajt edhe "në 10 vjeçarin e vetë qeverisë socialiste ka pasur vite ku e ku më te mira për buqësinë". 

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Lamtumirë "Magjistari i Topit" Pele

Pas Diego Maradonës largohet një tjetër legjendë. Futbolli loton për mbretin e tij: O Rey Pele. Lojtari i vetëm që ka fituar tre kampionate botërore do ta shohë...

20:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI