Flash

Aksident me vdekje në Kosovë, shoferi i mjetit ndërron jetë në vendngjarje

Lapsi.al 5 January 2023
Aksident me vdekje në Kosovë, shoferi i mjetit ndërron jetë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të enjte në Çagllavicë të Kosovës, kur mjeti me të cilin po udhëtonte një 35-vjeçar doli nga rruga për arsye ende të panjohura.

Mësohet se drejtuesi 35-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet me targa të huaja.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës: A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkohë, me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI