Flash

Vlora drejt “shuarjes”, norma e lindshmërisë ra më pak se 1 fëmijë për grua më 2021

Lapsi.al 4 January 2023
Vlora drejt “shuarjes”, norma e lindshmërisë ra më

Prej vitesh indeksi sintetik i fekonditetit (numri i fëmijëve të lindur për çdo grua gjatë periudhës së riprodhimit) është në rënie konstante dhe të shpejtë. Në rang kombëtar indeksi sintetik i fekonditetit në Shqipëri vitet e fundit ra nga 1,48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1,32 në vitin 2021.

Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se indeksi i fertilitetit ka luhatje të mëdha në qarqe të vendit aq sa numri i fëmijë që erdhën në jetë nuk do të zëvendësoje njërin prind.

Për shembull në qarkun e Vlorës një grua në moshë riprodhimi lindi 0,9 fëmijë dhe më pak Korça me 1,15 fëmijë me 2021, ndërsa në krahun tjetër Dibra dhe Kukësi kanë ende IFS të lartë 2,31 dhe 2,26 fëmijë për grua.

Që një popullsi të riprodhojë vetveten një grua në moshë riprodhimi duhet të lindë jo më pak se 2.1 dy fëmije, por Shqipëria që nga viti 2000, para më shumë se dy dekadash ka pasur një numër më të ulët lindjesh se ky nivel.

Qarqet e Jugut të vendit kanë përgjithësisht norma më të ulëta të lindshmërisë për shkak të emigracionit masiv në vitet e para të tranzicionit. Cikli i emigracionit në Veri po ndodh tani, ndërsa efektet në rënien e lindshmërisë tashmë kanë filluar.

Treguesit e sotshëm të fertilitetit sipas qarqeve tregojnë se pas pak dekadash popullsia e qarqeve të Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës do të shkojë drejt shuarjes.

Rënia e lindjeve e shoqëruar edhe nga emigrimi masiv i të rinjve po ndryshon strukturën e popullsisë në favor të moshës së tretë. Shtesa natyrore e vendit po shkon në nivele negative.

Në të njëjtën kohë me rënien e lindjeve mosha mesatare e grave shqiptare në lindje është rritur me gati një vit, brenda një periudhe pesëvjeçare: nga 28,4 në vitin 2017 në 29,2 në vitin 2021.

Në vitin 2021 ka pasur 864 lindje më pak se në vitin 2020. Në vitin 2021, qarku me numrin më të madh të lindjeve ishte i Tiranës, me 9.437 lindje, ndërsa qarku me numrin më të vogël të lindjeve ishte i Gjirokastrës, me 451 lindje.

Në të njëjtin vit, bashkia me numrin më të madh të lindjeve ishte e Tiranës, me 7.310 lindje. Në vitin 2021, raporti gjinor në lindje, në Shqipëri ishte 108 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra. Qarku me raportin gjinor më të lartë në lindje ishte i Durrësit, me 116 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra.

Vlera më e ulët e raportit gjinor në lindje është regjistruar në Kukës, me thuajse 100 lindje meshkuj për çdo 100 lindje femra. Ky është qarku ku numri i lindjeve femra ishte thuajse i barabartë me të lindurve meshkuj. /MONITOR

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI