Flash

Video/ Acerbi, mesazh për vogëlushin e masakruar me grushta: "Mos u dorëzo, Interi yt të pret në San Siro"

Lapsi.al 3 January 2023
Video/ Acerbi, mesazh për vogëlushin e masakruar me grushta: "Mos

Francesco Acerbi njihet për ndjeshmërinë e tij ndaj më të dobëtve dhe shfaqja e panumërt e zemrës së tij të madhe lidhet me episodin në Ventimiglia. Një vogëlush vetëm 6-vjeçar u masakrua me grushta nga shoku i gjyshes së tij më 18 dhjetorin e kaluar. Mbrojtësi i Interit i ka dërguar një mesazh prekës vogëlushit, i cili ndodhet i shtruar në spitalin Gaslini në Xhenova.

Lexo më tej: Ankand për Marcus Thuram: Manchester United kërkon të ‘djegë’ Inter që në janar

"Përshëndetje, kam dëgjuar për atë që ndodhi. Jam vërtet i ngrirë dhe i habitur me atë që ndodhi. Më vjen shumë keq, këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin. E di që ju je një tifoz i madh i Inter. Të kërkojmë të mos dorëzohesh, të kesh forcë dhe guxim të madh dhe e di që e ke vërtetë. Të ftoj në stadium, do të të prezantoj me të gjithë lojtarët nëse dëshiron, prandaj shërohu. Të presim, të dërgoj një përqafim të madh nga zemra, sikur të ishe djali im. Interi yt është me ty – ishte mesazhi i Acerbi i publikuar në rrjetet sociale nga babai i vogëlushit –. Kur të shërohesh, do t'i njohësh të gjithë lojtarët. Forca, San Siro po të pret".

https://youtu.be/sibGTYWPHZc

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI