Flash

Tentoi të digjte ish-gruan me benzinë në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit

Lapsi.al 2 January 2023
Tentoi të digjte ish-gruan me benzinë në Greqi, zbardhet

50-vjeçari shqiptar, i cili kërcënoi ish-gruan e tij se do ta digjte me benzinë dhe më pas tha se do t’i vinte flakën vetes është lënë në burg nga autoritetet greke.

Kosmoslarissa.gr shkruan se ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në sheshin qendror të Larisës, ndërsa ditën e djeshme ai kërkoi falje. Shqiptari ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

“Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time”, tha ai.

Sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur për t’i tërhequr vëmendje ish-bashkëshortes, e cila e ka injoruar dhe nuk i përgjigjet kërkesës së tij për të takuar fëmijën. Por ky pretendim nuk ishte bindes nga ana e hetuesve, të cilët dhanë urdhër për arrestimin e tij.

Si ndodhi ngjarja?

Shqiptari, i cili punon në ndërtim në shtetin helen në hyrje të pallatit priste ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Ndërkohë që ajo parkonte makinën ku ishte edhe djali i tyre ai e ka spërkatur me benzine, duke e kërcënuar se do ti vërë flakën. Sipas policisë, ka qenë djali i tyre 17-vjeçar i cili ka reaguar me qetësi dhe ka neutralizuar të atin, ndërsa nëna e tij është larguar dhe më pas ka telefonuar policinë. Më pas 50-vjeçari është larguar me biçikletë dhe ka shkuar në sheshin qendror ku ka kërcënuar se do të digjte vetën, por në këtë moment ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI