Flash

Në kërkim për trafik drøge në Shqipëri e Mal të Zi, arrestohet 43-vjeçari në Berat

Lapsi.al 2 January 2023
Në kërkim për trafik drøge në Shqipëri e Mal

Një 43-vjeçar nga Berati është arrestuar ditën e sotme. Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Blutë njoftojnë se në pranga ka rënë Pajtim Shyti, banues në lagjen "30-vjetori”, Berat.

Ai ka qenë i dënuar 3 herë i dënuar dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi.

Njoftimi i Policisë:

“3 herë i dënuar dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, lokalizohet dhe kapet 43-vjeçari. Këtij shtetasi i duhet të vuaje mbi 7 vjet burgim në Shqipëri. Ai gjithashtu rezulton i kërkuar nga autoritetet malazeze.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për veprimtari të ndryshme kriminale, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vendngjarjet”. Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Pajtim Shyti, 43 vjeç, banues në lagjen "30-vjetori”, Berat.

Ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Konkretisht: Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim. Në vitin 2016, ky shtetas u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim. Në vitin 2016, në banesën e tij, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". Ai ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.”

Të këshilluara

Plagoset i riu në Shkodër, autori në kërkim

Një i ri është plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Postribë të Shkodrës. Ai është qëlluar me armë në këmbë. Burimet thanë se është dërguar në s...

15:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI