Flash

Pakoja e fundvitit nga qeveria, Berisha: Pilulë elektorale me efekt minimal

Lapsi.al 30 December 2022
Pakoja e fundvitit nga qeveria, Berisha: Pilulë elektorale me efekt minimal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi “Pakon e Madhe” të njoftuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama. Pakoja për festat e fundvitit, konsiderohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, një pilulë elektorale me efekt minimal. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Berisha u shpreh se qeveria vjedh dhe nuk bën asgjë për t'ua lehtësuar jetën qytetarëve. Kryedemokrati sygjeroi që t'u jepet qytetarëve pensionin e 13-të.

"Është pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistë dhe ata që janë me rroga të ulëta. Të paktën të kishte mëshirën dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13, ose pensionin e 13, të cilat kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Por këtë se bën se vjedhin. Se lënë vjedhjet. Këtë mund ta bëjnë shumë thjesht. KLSH ka gjetur se janë vjedhur 122 mld leke për 9 muaj. Me këto që thotë ky nuk është as 1/15 e vjedhjes. Me këto që ka vjedhur ky, me 122 mld lekë. Ky mund të rriste dhe dyfishonte rrogat e gjithë shqiptarëve. Mund të dyfishonte pensionet. Ky tallet, nuk mundet. Do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat se nuk sheh katet shtesë. Do të blejë drone me çmim që s’e di kërkush, kur gjysma e komandantëve shqiptarë kanë dhënë dorëheqje nga detyra se nuk iu del rroga. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, kjo është e vërteta. Ky është shpartallim.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI