Flash

Hiqet barrikada nga fshati Zupç në Zubin Potok, fillon qarkullimi i rregullt

Lapsi.al 30 December 2022
Hiqet barrikada nga fshati Zupç në Zubin Potok, fillon qarkullimi i

Është hequr barrikada në Zupç, e cila ka qenë vendosur në rrugën që të çon për në pikën kufitare në Bërnajk. Barrikada më e madhe e vendosur në Rudarë, nga grupe të caktuara kriminale, dje është larguar nga vetë ata që i kanë vendosur.

Sipas raportimeve nga mediat, tashmë ka nisur normalisht qarkullimi në këtë zonë. Shumica e barrikadave u vendosën 20 ditë më parë për shkak të arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, që dyshohet për terrorizëm, i cili është lënë në arrest shtëpiak.

Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës po priste KFOR-in që të largonte barrikadat. Por ishte ndryshimi i aktakuzës të policit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, që shërbeu si “shkëndijë” për heqjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI