Flash

Edhe ish-drejtoresha e Mjedisit Viola Sterjo kyçet në burg

Lapsi.al 30 December 2022
Edhe ish-drejtoresha e Mjedisit Viola Sterjo kyçet në burg

39-vjeçarja Viola Sterjo, ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg".

Lexo më tej: Jepet masa e sigurisë, burg për Erisa Ferron dhe bashkëpunëtorët e saj 

Sterjo u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Ajo dyshohet se ka mashtruar gjithsej 5 subjekte. Sterjo mbërriti ditën e sotme në gjykatë me pranga në duar dhe kapuçin e xhupit në kokë.

Sipas informacioneve Sterjo u ka marrë subjekteve të ndryshme shuma të konsiderueshme parash në këmbim të premtimeve se do të ndërhynte për të fituar projekte nga AZHBR-ja.

Shumat janë të ndryshme duke shkuar nga 20 deri në 90 mijë euro. Sterjo sipas hetimeve këto shuma i ka përfituar në periudhën mars-nëntor 2020.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI