Flash

20-vjeçari shqiptar i jep fund jetës brenda burgut në Itali

Lapsi.al 30 December 2022
20-vjeçari shqiptar i jep fund jetës brenda burgut në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës në burg burgun e Torre del Gallo-s. Mediat italiane shkruajnë se viktima i identifikuar si Aldo Latifaj, është mbytur me një çarçaf në qelinë e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shqiptari nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas mediave vendase kjo është vetëvrasja e gjashtë që ndodhi vitin e fundit brenda burgut Torre del Gallo.

Policët e burgjeve hapën një hetim dhe i dërguan një kallëzim magjistratit në detyrë pranë Prokurorisë Publike të Pavias. Është urdhëruar një autopsi e cila do të duhet të zbardhë shkaqet e vdekjes të 20-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:00, në një departament të ri në Torre del Gallo.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Prej disa ditësh i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Edhe këtë të premte do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash t...

07:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI