Flash

Nga vjedhja e votave për PS në transport droge, pranga 28-vjeçares Erisa Fero

Lapsi.al 29 December 2022
Nga vjedhja e votave për PS në transport droge, pranga

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga arrestimi i patronazhistes së Tiranës Viola Sterjo, kur një tjetër socialiste bëhet lajm kombëtar pas një operacioni policie. Bëhet fjalë për Erisa Feron, 28-vjeç që transportonte drogë nga Mali i Zi drejt Maqedonisë së Veriut.

Në makinë iu gjetën 58 kilogramë kanabis, të cilat i kishte sjellë nga Shkodra dhe do t’i kalonte për në Maqedoninë e Veriut.

ERISA FERO, PUNONJËSE E AKSHI

E habitshme është që si Erisa Fero, edhe Viola Sterjo që u arrestua dje punonin në të njëjtin institucion, në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ndërkohë që Viola Sterjo kishte mashtruar disa qytetarë të Korçës dhe u kishte marrë qindra mijëra euro ryshfet, e arrestuara tjetër kishte menduar t’i bënte paratë duke transportuar drogë.

Në njoftimin për mediat, AKSHI sqaroi se “Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste” dhe se për të kanë nisur procedurat e shkarkimit.

AKUZA PER VJEDHJEN E VOTAVE PER PS

Por si është punësuar Erisa Fero në një institucion shtetëror? Përgjigjia është tek aktiviteti i saj politik, që u zbulua në media pas arrestimit. Nëse Viola Sterjo kishte qenë patronazhiste e PS, Erisa Fero kishte qenë numëruese, madje e përfshirë edhe në vjedhjen e votave.

Vitin e kaluar ajo është kallëzuar nga KQZ bashkë me 20 komisionerë të tjerë, pasi ishte anëtare e PS në një komision të numërimit të votave, ku dyshohet se rezultati i votave ishte falsifikuar.

Fero ka qenë anëtare e PS si pjesë e një komisioni të numërimit të votave në një KZAZ. Për shkak se në komisionin ku bënte pjesë Fero, rezultati i votave ishte falsifikuar, KQZ ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për 21 komisionerë, mes të cilëve dhe Erisa Fero.

ROLI I ERISA FERO NE TRANSPORTIN E DROGES

Policia tha operacioni ku u arrestua Erisa Fero dhe bashkëpuntorët e saj u krye nga prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës.

Droga vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qënë persona nga Fushë-Kruja dhe Korça.

“Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës” informoi sot policia e Korçës.

Punonjësja e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Erisa Fero drejtonte makinen, që kishte në bagazh 58 kg kanabis. Së bashku me të ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushe-Kruja dhe një 17 vjeçar me inicialet M.K./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI