Flash

Ministrja Rozeta Hajdari dënohet për mosdeklarim të pasurisë

Lapsi.al 29 December 2022
Ministrja Rozeta Hajdari dënohet për mosdeklarim të pasurisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor, ka bërë të ditur përmes një njoftimi gjykata.

“E akuzuara R.H [Rozeta Hajdari] është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në njoftim.

Sipas gjykatës, Hajdari, në cilësinë e zyrtares së lartë publike, si ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për detyrimin e saj ligjor, nuk e ka deklaruar pasurinë ashtu siç e kërkon Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.

Hajdari kishte pranuar paraprakisht fajësinë para gjykatës duke thënë se ishte krijuar konfuzion pasi ishte shtyrë afati për deklarim të pasurisë së zyrtarëve publikë.

Më 14 tetor të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzën ndaj ministres Hajdari për veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare”./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI