Flash

Do kalonte kufirin, 45 vjeçari kapet me 59 mijë euro në Morinë

Lapsi.al 29 December 2022
Do kalonte kufirin, 45 vjeçari kapet me 59 mijë euro në

Një 45 vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap duke kaluar kufirin në Morinë me 59 mijë euro të padeklaruara.

"Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin S. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit S. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 59 100 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi," njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 45 vjeç, banues në Istog, Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

VIDEO/ Meta ia merr valles në Pogradec

Nuk është vetëm Monika Kryemadhi e pasionuar me kërcimin. Në familje duket se nuk mbetet më pas as Ilir Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë ishte mbrëmjen e enjt...

21:59

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Pele

Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé ka vdekur në moshën 82-vjeçare, viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar ...

20:04

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI